Zyrtare: Pasuesi i Handanovic zbarkon në Itali (FOTO)

Gabriel Brazao ka mbërritur në Itali, aty ku do fillojë karrierën e tij si portier tek Parma.

Braziliani u zgjidhi kontratën me Cruzeiro, ndërsa kontrata e tij e re me klubin italian u depozitua në Lega Serie A më 31 janar. Gjithsesi 18-vjeçari vetëm dje në mbrëmje arriti të jetë në Itali.

Kuptohet se nënshkrimi i tij erdhi në lidhje me Interin, për faktin se nuk kishte vende për lojtarë ekstra-komunitarë, sepse Brazao nuk disponon një pasaportë evropiane, por nga sezoni i ardhshëm do ta kenë në skuadër, pasi ai do të aplikojë për pasaportën portugeze. Kartoni i portierit brazilian u ble për 2.5 milionë euro dhe bonuse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here