Reali kthen vëmendjen kah ylli i River Plate

Ezequiel Palacios rikthehet në axhendën e Real Madrid.

Klubi spanjoll prej kohësh raportohej se kishte bërë një ofertë tashmë të pranuar nga River Plate, por që nga dhjetori drejtuesit nuk kishin bërë më hapa të tjerë.

Së fundmi, emisarë nga “Los Blancos” ndodhen në Argjentinë për të kontrolluar gjendjen fizike të mesfushorit, i cili vuan nga një dëmtim në gju dhe për të marrë garanci që lojtari do të jetë gati për një transferim në qershor.

15 milionë euro është klauzola e Palacios, por River Plate dhe agjenti i lojtarit dëshirojnë ta mbyllin për të paktën 20 milionë euro akordin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here