FIFA bllokon Chelsean, komplikohet transferimi i Hazard te Reali

Komplikohet transferimi i Eden Hazard te Reali i Madridit.

Mediat spanjolle të cilat disa javë më parë e bënin fakt të kryer kalimin e yllit belg te Los Blancos në merkaton e kësaj vere tashmë kanë ndryshuar ide.

Bllokimi i merkatos në hyrje të Chelseat nga ana e FIFA-s do të bëjë që klubi londinez në pamundësi për të blerë futbollistë të tjerë në verë të mbajë në skuadër yjet e tij, kështu që transferimi i Hazard te Reali mund të shtyhet për verën e vitit 2020 me parametër zero pasi në atë periudhë, belgut do ti ketë përfunduar kontrata me klubin londinez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here