BOMBË: Dy gjigantë europian kontaktojnë agjentin e Zaniolos

Chelsea dhe Real Madridi janë përfshirë së fundmi në garë për yllin e Romës, Nicolo Zaniolo.

Lajmin e ka bërë të ditur La Reapubblica, e cila shkruan se 19-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e gjigantit anglez dhe spanjoll.

Chelsea dhe Reali kanë kontaktuar agjentin e Zaniolos, Claudio Vigorelli për të pyetur rreth mundësisë së transferimit në fund të sezonit.

PSG dhe Juventus gjithashtu besohet se janë në kontakte me agjentin e Zaniolos dhe gara sa vjen e shtohet.

Roma ende nuk i ka vendosur një çmim Zaniolos, ndërsa Monchi dëshiron që t’i ofrojë kontratë të re.

Chelsea është dënuar nga FIFA së fundmi, por shpreson se gjykata sportive do ta pranojë ankimimin dhe kështu Blutë do të hidhen në sulm për italianin.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here