Federata e Futbollit të Spanjës merr vendimin për Gareth Bale

Gareth Bale nuk do të dënohet nga Federata Spanjolle e Futbollit, për festimin e tij, që bëri gjatë fitores 1-3, kundër Atletico Madridit.

Uellsiani bëri një gjest të shëmtuar që nuk i shkon përshtat një futbollisti, pas shënimit të golit të tretë të Realit në derbin e Madridit.

Edhe pse një gjest jo etik, Bale nuk do të dënohet fare. La Liga kishte paraqitur një ankesë kundër tij për gjestin provokues, por Federata në deklaratën që dha nuk gjeti shkelje të rregullave të lojës apo veprimit që meriton një ndëshkim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here