Diego Simeone jep sinjalin e gjelbërt.
Futbollisti i Atletico Madrid, Yanick Carrasco ka marrë sinjalin e gjelbërt për tu larguar nga klubi.
Mediumi spanjoll “Radio Monte Carlo” ka bërë të ditur se Simeone e sheh belgun si të panevojshëm. Nga ana tjetër futbollisti dëshiron më shumë minuta.
Në Madrid po mendojnë rreth dy opcioneve, shitjen e tij ose huazimin e Carrasco për gjashtë muaj, kurse klubi i interesuar për të është Roma.
Në pjesën e parë të sezonit Carrasco ka luajtur në 18-të ndeshje ku ka shënuar 3 gola mirëpo po luan shumë më pak minuta se sezoni i kaluar.