Interi është duke synuar transferimin e portierit të PSG Kevin Trapp, raporton Le10Sport.
Trapp është i huazuar te Eintracht Frankfurt dhe këtë sezon është njëri nga lojtarët kyç te skuadra gjermane.
PSG nuk ka vendosur ende për të ardhmen e 27-vjeçarit, mirëpo duket se gjermani do të transferohet në Itali, pasiqë Interi e dëshiron atë.