PSG heq dorë nga ylli i saj, Parisienët presin ofertat

Skuadra e PSG-së është gati të heqë dorë nga sulmuesi uruguajan Edinson Cavani.

Sipas mediave franceze, në rast se në adresë të sulmuesit 32-vjeçar vjen një ofertë e mirë, atëherë do ta largojë që në merkaton e verës. Kontrata e Cavani me skuadrën kampione të Francës skadon pas një viti, ndaj nga frika se ai mos largohet me parametrin zero dëshiron ta largojë më herët.

Klubi i PSG-së do ta lërë të lirë golashënuesin më të mirë të historisë së tij (192 gola me PSG-në) në rast se oferta do të jetë 40 milionë euro. Cavani luan me skuadrën e PSG-së që prej vitit 2013, kur u largua nga Napoli. Duket se PSG nuk ka dëshirë t’i rinovojë kontratën 32-vjeçarit, pasi ka të tjera planë për të ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here