Lajm bombastik: Juventus dëshiron yllin e Manchester United

Ylli i Manchester United Alexis Sanchez, ka përfunduar në shënjestrën e Juventusit, raporton Calciomercato.

Që nga transferimi i tij në Old Trafford, Sanchez nuk ka arritur të bind me fanellën e Djajve të Kuq dhe kiliani nuk bën pjesë në planet e Solskjaer.

Te United janë të gatshëm për ta shitur atë dhe Juventusi është klubi i vetëm që ka shfaqur interesim për kilainin.

Biankonerët besojnë se mund ta rikthejnë Sanchezin në formën e duhur dhe do të tentojnë transferimin e tij gjatë merkatos së verës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here