United dhe City në garë për yllin e Barcelonës

Verën e këtij viti pritet të nisë një derbi mes Manchester City dhe Manchester United për të marrë mbrojtësin francez Samuel Umtiti, që aktulisht luan me Barcelonën.

Sipas “El Mundo Deportivo”, lojtari nuk bën më pjesë në planet e klubit katalanas. Ardhja e mbrojtësit holandez De Ligt i ka mbyllur derën kampionit të botës, që këtë sezon ka patur edhe disa priobleme fizike.

Për këtë arsye, klubi “blaugrana” ka nxjerrë në shitje mbrojtësin 25-vjeçar, për të cilin janë interesuar si City ashtu dhe United. Ato janë gati të sjellin në Manchester mbrojtësin e talentuar edhe pse e dinë që do të bëjnë një konkurrencë të fortë mes tyre.

Edhe pse lojtari ka një klauzolë prej 500 milionë eurosh, gjërat do të thjeshtohen në verë, duke qenë se Barcelona nuk e do më mbrojtësin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here