Barcelona nuk po përgatitet për transferimin e Antoine Griezmann edhe pse ky i fundit po shqyrton mundësinë e largimit nga Atletico, raporton ESPN.
Dje dhe sot në mediat sportive u raportua se Barcelona ka rikthyer interesimin për yllin e Atleticos dhe se po përgatit një ofertë prej 120 miliona eurove.
Mirëpo Blaugranët nuk janë të interesuar për transferimin e Griezmann dhe në listën e kandidatëve për ta zëvendësuar Suarezin janë: Jovic dhe Pepe.