Bayerni mposht Mainzin me goleadë dhe rimerr kreun (VIDEO)

Bayern Munich ka shkatërruar me rezultatin 6-0 Mainz dhe rikthehet në vendin e parë të renditjes së Bundesliga-s. 

Golin e gjashtë të takimit e ka shënuar blerja e janarit, kanadezi Alphonso Davies. Ai është bërë lojtari i parë i lindur pas vitit 2000 që shënon gol për bavarezët, menjëherë ai ka hyrë në historinë e klubit.

Festën për kampionët në fuqi e nis Lewandowski që në minutën e 3’. James dhe Coman trefishuan rezultatin përpara pjesës së parë.

Pas pushimit, James kompleton tripletën e parë për Bayern. Hera e fundit që ai kishte shënuar tre gola në një ndeshje ka qenë për Porto-n në vitin 2011.

Dalies ka shënuar golin e fundit dhe Bayern harron eliminimin nga Champions League duke u rikthyer në krye.

Aktualisht bavarezët janë në kuotën e 60 pikëve, aq sa Borussia Dortmund i vendit të dytë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here