Icardi bëhet i gjallë: Provokon rëndë Milanin në Instagram (FOTO)

Interi krenohet, kur gjithçka dukej e humbur. Suksesi në derbin kundër Milanit mjafton t’i parakalojë kuqezinjtë në vendin e tretë, duke rinisur ambiciet e “zonës Champions”, të lënë me kaq shumë keqardhje në dhjetor.

Ndeshja nuk u ndoq nga Mauro Icardi, i zëvendësuar siç duhet nga Lautaro Martinez. Menjëherë pas ndeshjes në fjalë nuk mbërriti asnjë mesazh nga ish-kapiteni i Interit, por argjentinasi e theu heshtjen këtë të hënë, me një postim në profilin e tij zyrtar në Instagram.

Fotoja nuk ka nevojë për shpjegime të mëdha: një Milano, që është vetëm blu e zi, e mishëruar kjo në “Piazza Duomo”, vendi historik i takimit të tifozëve për të festuar fitoret e mëdha. Kjo mund të jetë një shenjë e “shkrirjes së akujve” me klubin, pas çështjes delicate që ekziston mes palëve për një kohë të konsiderueshme.

Icardit i është hequr shiriti i kapitenit dhe prej asaj kohë mbetet jashtë skuadrës, me justifikimin se ka dëmtim në gju. Deklaratat e fundit të agjentes së tij, Wanda Nara, dëshmojnë se po shkohet drejt një pajtimi ndërmjet palëve. Edhe ky postim i fundit nga Icardi e konfirmon këtë gjë.

View this post on Instagram

Buongiorno Milano 👏⚫️🔵 #MI9

A post shared by Μαυʀɸ Iϲαʀδι (@mauroicardi) on

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here