Milani nxjerr në shitje tre lojtarë për yllin e madh

Rosonerët janë të gatshëm për përforcime të mëdha, në rast se sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Dëshira më e madhe e Milanit mbetet ylli i Lazios, Sergej Milinkovi-Savic, për të cilin Rosonerët ishin të interesuar edhe verën e kaluar. Leonardo beson se Savic do të sjell një dimenzion të ri në mesfushën e Milanit, pasiqë për momentin kjo është pika më e dobët e Rosonerëve.

Gazetta dello Sport, raporton se Milani mund të shesë tre lojtarë për të arkëtuar paratë që i duhen për Savic.

Nga Milani pritet të largohen Kessie (40 milionë euro), Calhanoglu (20 milionë euro) dhe Patrick Cutrone që vlerësohet 40 milionë euro.

Përveç Milinkovic-Savic, Milani dëshiron që ta transferojë edhe lojtarin e përfaqësueses së Italisë, Stefano Sensi.

Verës priten përforcime të reja në San Siro, ndërsa në shënjestrën e Rosonerëve janë: Saint Maxim (Nice), Gerard Deolofeu (Watford) dhe Richarlison (Everton).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here