Mesfushori francez ka ndezur spekulimet për një largim të tij nga Old Trafford me një deklaratë admiruese për Los Blancos.
Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba ka ndezur zërat për një largim të mundshëm nga Old Trafford me deklaratën e tij admiruese për Real Madridin.
Pogba ishte drejt largimit nga United në pjesën e parë të sezonit, kur skuadra udhëhiqej nga Jose Mourinho.
Mirëpo që nga shkarkimi i Mourinhos dhe ardhja e Solskjaer, Pogba ka gjetur shkëlqimin me fanellën e Djajve të Kuq.
United ka gjetur formën e mirë në Premier League dhe ka arritur në çerek finalen e Ligës së Kampionëve ku do të përballet me Barcelonën.
Por duket se e ardhmja e Pogba-s është larg Old Trafford, pas deklaratës së fundit të 26-vjeçarit ku shfaq haptazi admirimin për Realin e Madridit.
“Siç kam thënë edhe më herët, Real Madridi është një ëndërr e të gjithë futbollistëve. Është njëri nga klubet më të mëdha në botë. Gjithashtu ta kesh Zinedine Zidane trainer është një ëndërr për të gjithë. Për momentin jam i fokusuar te Manchesteri. Nuk e dimë se çfarë na sjell e ardhmja. Jam në Manchester dhe për momentin jam i lumtur këtu”, ka deklaruar Pogba.
Kjo deklaratë e Pogbas mund të bëjë që Perez të fillojë sulmin për francezin në merkaton e verës, pasiqë në Madrid priten ndryshime të mëdha.