BOMBË: Interi ka gjetur pasuesin e Perisic te Juventusi

Interi ka piketuar pasuesin e Ivan Perisic.

Ivan Perisic pritet të largohet në fund të sezonit, ndërsa Neroaxurët kanë gjetur pasuesin e tij te Juventusi.

Bëhetë fjalë për sulmuesin e Biankonerëve, Douglas Costa. Braziliani ka humbur vendin e titullarit që pas ardhjes së Ronaldos dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit.

Costa është favoriti kryesorë për ta pasuar Perisicin te Interi dhe bisedimet pritet që të fillojnë së shpejti.

Costa ka luajtur 24 ndeshje këtë sezon me Juvetusin në të gjitha kompeticionet dhe ka shënuar vetëm një gol. Braziliani vlerësohet 45 milionë euro në treg, shifër kjo që pritet ta përfitojë Interi nga shitja e Perisic.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here