Real Madridi dhe Manchester City në garë për yllin e Interit

Reali i Madridit dhe Manchester City do të garojnë në merkaton e verës për shërbimet e yllit të Inter, Milan Skriniar.

Agjenti i Skriniar, Mithat Halis ka zbuluar se City ka tentuar transferimin e Skriniar verën e kaluar. Halis gjithashtu ka bërë të ditur se për të siguruar shërbimet e klientit të tij, City do të duhet të paguaj 100 milionë euro.

Përveç Cityt, në garë për Skriniar është edhe Reali i Madridit. Los Blancos e shohin sllovakun si zëvendësuesin e Varane, i cili pritet të largohet nga Santiago Bernabeu.

Halis ka bërë të ditur se Manchester City ka ofruar 55 milionë euro verën e kaluar për Skriniar.

Ai vlen tani 100 milionë euro, ndërsa Interi e bleu sllovakun nga Sampdoria për 28 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here