Manchester United dëshiron yllin e Realit, kjo është oferta

Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, mund të transferohet te Manchester United për 58 milionë euro, këtë e raporton anglezja The Sun. 

Kroos vendosi t’i bashkohej Los Blancos në vitin 2013, duke refuzuar ofertat e Liverpool dhe United.

Ai ka një kontratë deri në vitin 2022, por thuhet se në fund të sezonit kërkon të nisë një sfidë të re.

Gjermani nuk ka shënuar asnjë gol këtë sezon teksa ka bërë vetëm tre asiste në 21 ndeshje për skuadrën e Zidane.

Ai gjithmonë ka shprehur dëshirën për të luajtur në Premier League megjithëse refuzoi klubet angleze pesë vite më parë.

Edhe PSG është interesuar për Kroos dhe ka gati një ofertë 70 mln euro. Kampionët e Francës janë gati t’i rrisin rrogën me 50% lojtarit.

Ndërkohë trajneri i Djajve Ole Gunnar Solskjaer ka në plan të shesë tre lojtarë në verë për t’i mundësuar rrogën që kërkon lojtari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here