Kovacic drejt rikthimit në Serie A, zbulohen detajet

Mesfushori i Chelsea Mateo Kovacic mund të rikthehet në Serie A, raportojnë mediat italiane.

Kroati dëshirohet nga Interi dhe Roma, ndërsa rikthimi i tij në Itali nuk përjashtohet, pasiqë Chelsea nuk mund ta blejë kartonin e tij nga Reali për shkak të dënimit nga FIFA.

Chelsea mund ta humbasë kroatin në fund të sezonit. Kovacic ka luajtur 40 ndeshje me Blutë e Londrës dhe nuk ka arritur që të shënojë asnjë gol.

Kovacic u largua nga Interi për tu transferuar te Reali në vitin 2015, por nuk arriti që të bind në Santiago Bernabeu dhe Los Blancos e huazuan atë te Chelsea, por duket se ardhmja e tij është në Itali.

Interi dhe Roma janë dy skuadrat më të interesuara për shërbimet e kroatit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here