Monchi piketon goditjen e parë, Sevilla për shopping te Milani

Monchi merr postin e drejtorit sportiv te Sevilla me 1 prill, por spanjolli e ka filluar strategjinë e tij që tani.

Lista e lojtarëve që do të synojë të afrojë në klub është gati dhe normalisht që do ketë ndikim edhe nga lojtarët që luajnë në Itali, aty ku punoi për tre vite me Romën.

Për këtë, në krye të listës për të përfunduar operacionin e parë është Samu Castillejo i Milanit. Mesfushori me tipare sulmuese erdhi sezonin e kaluar nga Villarreal për 25 milionë euro, në një marrëveshje ku u përfshi edhe Carlos Bacca.

Monchi është vënë në lëvizje për ta marrë tek klubi andaluzian 24-vjeçarin. Gjithsesi deri në fund të sezonit Milani do të shqyrtojë të gjithë shanset dhe lojtarët që do të nxirren në merkato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here