Çmendet Bayerni, 110 milionë euro për mbrojtësin e shumëkërkuar

Manchester United dhe Manchester City prej kohësh synojnë të sjellin në Premier League mbrojtësin senegalez Kalidou Koulibaly.

Gjithsesi, duket se një ekip tjetër është treguar më i shpejtë, duke dalë në “pole” për 27-vjeçarin. Bayern Mynih ka kontaktuar me presidentin e Napolit, Aurelio de Laurentiis, duke ofruar 110 milionë euro për lojtarin, çka do ta bënte senegalezin mbrojtësin më të shtrenjtë në histori.

Bayern kërkon të nisë një revolucion në skuadër dhe Koulibaly është personi i përshtatshëm për të nisur këtë ndryshim. Për momentin, De Laurentiis ka kërkuar më shumë kohë, që bisedimet të vazhdojnë në qershor, pas përfundimit të sezonit. Ai ka kërkuar 130 milionë euro për lojtarin që ai e konsideron të paprekshëm, por edhe 110 milionë është një shifër e lartë.

Duket se lamtumira e senegalezit nga Seria A, pas 5 vitesh, është e paevitueshme. Edhe skuadra e PSG-së kërkon mbrojtësin, por si francezët ashtu dhe dy skuadrat e Manchesterit ende nuk kanë bërë asnjë ofertë konkrete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here