Barcelona nxjerr në shitje yllin e saj për ta financuar transferimin e de Ligt

Barcelona ka nevojë për parà dhe hapësira në formacion për të siguruar mbrojtësin 20-vjeçar holandez Matthijs de Ligt, që luan me Ajax.

Për këtë arsye, katalanasit po mendojnë të shesin francezin Samuel Umtiti, që pritet të largohet nga La Liga në fund të këtij sezoni.

Umtiti, 25 vjeç, është kampion bote me Francën, por së fundi ka luajtur shumë pak për shkak të dëmtimit. Sipas “Daily Mail”, skuadra e Barcelonës ia ka ofruar lojtarin Manchester United për shumën e 85 milionë eurove. Shumë të cilën, më pas, ekipi “blaugrana” do ta përdorë për të blerë De Ligt.

Umtiti do të jetë në fushë në ndeshjen që Franca do tyë luajë ndaj Islandës për eliminatoret e Europianit, ku do jenë edhe disa vëzhgues të ekipit të Manchester United. Ata do të vëzhgojnë kampionin e botës dhe më pas do të bisedojnë me të edhe pse kanë frikë nga ndonjë dëmtim tjetër.

Barcelona kërkon të sjellë me çdo kusht në “Camp Nou” të riun holandez dhe për këtë ka marrë miratimin nga menaxheri i tij Mino Raiola. Gjithsesi, fillimisht katalanasit duhet të gjejnë paratë, të cilat shpresojnë t’i marrin nga shitja e Samuel Umtiti te Manchester United. Anglezët kanë nevojë për një mbrojtës qendre të fortë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here