Coutinho drejt largimit, fillon bisedimet me dy klube

Barcelona është gati të dëgjojë oferta për Philippe Coutinho-n.

Siç ka bërë të ditur “Sport”, braziliani nuk ka arritur të përshtatet me lojën e katalanasve dhe ka patur disa kontakte me klube të tjerë nëpërmjet menaxherit të tij.

Paris Saint-Germain dhe Manchester United janë dy klubet më të interesuara për të siguruar shërbimet e ish-yllit të Liverpool-it. Ai kërkohet edhe nga Chelsa, por merkato e londinezëve është e bllokuar.

9 gola dhe 5 asiste për Coutinho-n në 42 ndeshjet e luajtura në këtë sezon me Barcelona-n.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here