Bartomeu zbulon se çfarë do të ndodhë me De Ligt dhe flet rreth çështjes Griezmann

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është ndalur të flasë edhe për merkaton e kalanasve në një intervistë për “ESPN”.

Pasi kanë siguruar shërbimet e Frenkie de Jong nga Ajax, Barcelona kërkon të marrë edhe shërbimet e Matthijs de Ligt, këtë e pranoi edhe presidenti katalanas në fjalën e tij.

“Ka ende kohë për të diskutuar për të. Si çdo vit klubi ka interes për të bërë blerje të reja dhe këtë verë kështu do të ndodhë. Ashtu si lojtarët e tjerë më të mirë, emri i de Ligt është në tavolinë. Ai është një lojtar shumë i mirë. Unë e di çfarë do ndodhë me të, por tani nuk është momenti për ta thënë”, tha Bartomeu.

Presidenti katalanas foli edhe për rastin e Antoine Griezmann duke mos preferuar të japë ndonjë ide të qartë nëse francezi iu intereson më apo jo.

“Dokumentari për vendimin e tij ishte si rrjedha e ujit nën urë. Çdo lojtarë e di vetë se çfarë është më e mira për të. Ata morën vendimin e tyre, ai qëndroi tek Atletico, që është një klub i madh në Europë. Tani ne duhet të flasim për të tashmen dhe jo të shkuarën”, vijoi më tej Bartomeu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here