Piero Ausilio, një nga drejtuesit e Interit, do të jetë sot në Londër për të ndjekur ndeshjen çerekfinale të Champions League mes Tottenham dhe Manchester City.
Objektivi i tij është të vëzhgojë nga afër mesfushorin gjerman Ilkay Gundogan, që luan me skuadrën e “citizens”.
Kontrata e lojtarit skadon verën e ardhshme, por rinovimi nuk po vjen, ndaj ai mund të transferohet te zikaltërit. Në kërkim të Gundogan është edhe Bayern Mynih, ndaj për 28-vjeçarin me origjinë turke mund të nisë një ankand mes dy ekipeve.
Edhe verën e kaluar Inter është interesuar për mesfushorin, por trajneri Guardiola deklaroi se është i pashitshëm, duke refuzuar një shumë prej 60 milionë eurosh. Ndërsa tani lojtari mund të largohet për një shumë më të ulët, pasi nuk bën më pjesë në planet e City.
Inter është në kërkim të një lojtari me peshë në mesfushë dhe sipas Ausilio e Marotta, futbollisti i City është i përshtatshëm për skuadrën zikaltër. Për më tepër që ardhja e tij do të ishte një blerje e bujshme për Interin, që nuk do të shpenzojë shumë.