Probleme te Barcelona, lojtarët kundër kryesisë së klubit

Griezmann po, Griezmann jo?

Barcelona duhet të marrë një vendim të komplikuar për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, është prej kohësh një objektiv i katalanasve.

Francezi mund të ishte transferuar që vitin e kaluar në “Camp Nou”, por ka refuzuar në momentin e fundit dhe është pikërisht kjo zgjedhje që mund të ndikojë te vendimi që do të marrin drejtuesit e klubit “blaugrana”.

Sipas “Cadena Ser”, janë lojtarët e Barcelona-s që nuk e duan sulmuesin e Atletico Madrid në ekip. Ky qëndrim i Messi-t me shokë mund t’i japë fund pa filluar mirë negociatave mes dy klubeve për sulmuesin, i cili ka një klauzolë 120 milionë euro.

Drejtuesit e Barçës e dinë se çfarë mendojnë lojtarët dhe për këtë arsye po marrin në konsideratë disa emra të tjerë për sulmin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here