Arsenali në pole position për yllin e Ajax

Nicolas Tagliaficio është dëshira e madhe e Arsenalit për krahun e majtë të mbrojtjes.

Mbrojtësi argjentinas është duke zhvilluar një sezon spektakolar me Ajaxin dhe ka rritur dukshëm vlerën e tij.

26-vjeçari iu bashkua gjigantit holandez vetëm janarin e vitit të kaluar dhe që nga ajo kohë ka bërë vend në formacionin titullar.

Në 38 ndeshjet e zhvilluara, Tagliaficio ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.

Mediat angleze kanë raportuar se Arsenali është skuadra favorite për të nënshkruar me Tagliaficion.

Topçinjtë kanë ofruar 25 milionë euro te Ajaxi për mbrojtësin e majtë dhe duket se kjo shumë është e mjaftueshme për transferimin e lojtarit.

Gjithsesi në garë mbetet edhe Real Madrid dhe Manchester United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here