Skuadra gjermane këtë sukses e ka arritur pas fitores 2:0 në shtëpi ndaj Benficas në ndeshjen e kthimit.
Benfica edhe pse kishte epërsi 4:2 nga ndeshja e parë, është përmbysur nga skuadra gjermane në një atmosferë që në pak stadiume të Evropës sot mund ta gjesh.
Fishkëllima e fundit e gjyqtarit në këtë ndeshje, solli festë të madhe te tifozët vendas, ku një pjesë e tyre mësynë fushën, duke rrëzuar edhe hapësirat reklamuese.
Por, për fatin e mirë të tyre ata shpejt kanë kuptuar se çfarë mund t’i gjejë nëse do të shkelnin në barin e stadiumit.
Një hyrje e tyre në fushë, do të sanksionohej me pezullim të sigurt të tribunave nga UEFA për ndeshjen gjysmëfinale kundër Chelsea.
Euforia për të hyrë në fushë dhe ndalesa e menjëhershme kur kuptojnë se çfarë i pret nëse shkelin rregullat, përbën një disiplinë të pabesueshme të respektimit të këtyre rregullave.
Frankfurt fans pulled down a advertising board after going through to semi final in Europa League since 1980 pic.twitter.com/JjDhClenlN
— Farhaan (@Farhaan_bwfc3) April 18, 2019