Manchester United dhe Arsenal në garë për yllin e Crystal Palace

Wilfried Zaha ka futur në ‘luftë’ dy klubet e mëdha angleze, Manchester Unitedin dhe Arsenalin.

26-vjeçari anglez e ka pranuar kohëve të fundit se ai është i etur për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Këto deklarata të tij kanë lënë të kuptohet se ai mund të jetë në kërkim të një largimi nga Crystal Palace.

Djajtë e Kuq dhe Arsenali po monitorojnë situatën me yllit të Crystal Palace dhe mund të kemi një transferim të tij.

Sipas Daily Mail, të dy klubet e mëdha angleze janë të interesuara për të nënshkruar këtë verë me këmbëshpejtin anglez.

Ndryshe, Zaha në këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe tetë asistime në të gjitha garat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here