Reali mposht bindshëm Bilbaon, Benzema shënon het-trik ndaj Baskëve

Real Madrid ja mposhtur 3-0 Atheltic Bilbaon në Santiago Bernabeu duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në Europë për sezonin e ardhshëm. 

Sezoni i Los Blancos ka përfunduar tashmë dhe objektivi i Zidane është ta mbyllë sa më mirë me lojtarët në dispozicion.

Pas një pjese të parë luftuar kryesisht në mesin e fushës, ishte Karim Benzema ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 47’ të takimit.

Ishte përsëri Benzema që dyfishoi rezultatin duke vulosur fitoren në minutën e 76’ të ndeshjes.

Benzema ka shënuar golin e shtatë me kokë këtë sezon, më tepër se çdo lojtar tjetër i La Liga-s.

Francezi ka shënuar 10 gola në të gjithë kompeticionet me kokë, më shumë se çdo lojtar tjetër në pesë kampionatet kryesore europiane.

Në fund të takimit Benzema ka kompletuar tripletën e tij me një gol të bukur nga distanca.

Një fitore e merituar e vendasve ndaj një skuadre tepër kompetitive dhe që lufton për t’u kualifikuar në kompeticonet europiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here