Chelsea u dënua nga FIFA me dy afate të transferimeve të lojtarëve, gjersa vendimi ende nuk është qartësuar.
Skuadra londineze po tenton ta anulojë vendimin e shtëpisë më të madhe të futbollit, duke shpresuar që në verë t’i bëjë disa transferime.
Nëse anulohet vendimi i FIFA-s, atëherë Philippe Coutinho do të jetë transferimi i parë i Chelseas në verë.
Skuadra londineze është e gatshme që t’i paguajë 120 milionë euro për transferimin e brazilianit nga Barcelona.
Coutinho po shihet si zëvendësues i Eden Hazard, që do të transferohet te Real Madrid.