Kanë mbetur dhe pak xhiro deri në fund të këtij sezoni, gjersa klubet kanë filluar t’i zbulojnë fanellat e tyre për sezonin e ri.
Një faqe ka arritur të sigurojë foto se si do të duken fanellat e Juventusit për sezonin e ri.
‘Zonja e Vjetër’ ka dal paksa nga dizajni i tyre i fanellave, duke i bërë ato më ndryshe se herave tjera.
Vijat e bardha me të zeza në fanellën e torinasëve nuk do të jenë në sezonin e ri, por që ngjyra e bardhë dhe e zeza nuk largohen.
Më poshtë mund ta shikoni fanellën e Juventusit si vendas për sezonin e ri.