Anësori japonez, Yuto Nagatomo është shumë pranë firmës me klubin turk Galatasaray.
Mbrojtësi i krahut i cili nuk ka qenë më i preferuari i tifozëve Nerazzur shfaqi një seri të performancave të mira së fundmi.
Specialisti i tregut të transferimeve, Gianluca Di Marzio, ka konfirmuar se klubi turk ka një marrëveshje me Interin për huazimin e japonezit.
Ky huazim përmban edhe opsionin e blerjes dhe zyrtarizimi pritet brenda pak orësh.
Nagatomo ka qenë i kritikuar vitet e fundit, por ka refuzuar që të largohet nga klubi Nerazzur.
Ai ka qenë rregullisht pjesë e kombëtares japoneze, por dështoi të përmbushë potencialin e tij plotësisht.