Ancelotti: Nëse Reali e eleminon PSG, asnjë skuadër nuk mund ti ndalojë „mbretërit“

Ish trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka komentuar rreth rezultateve të Realit këtë sezonë.

Ancelotti ka lavdëruar lojën e Realit në ndeshjen e fundit kundër Valencias dhe ka thënë se ishte një mënyrë e mirë për tju kundërpëgjigjur kritikëve.

“Ata u kundërpërgjigjën në mënyrën e duhur kundër kritikave. Skuadra nuk është në krizë. Megjithatë ata për momentin janë në garë vetëm për Ligën e Kampionëve. Në rast se ata e eleminojnë PSG askush nuk do të mund ti ndalojë “mbretërit”, deklaroi Ancelotti.

“PSG kanë kualitetin e duhur për ta fituar Ligën e Kampionëve. Neymar dhe Mbappe janë fantastik, por edhe skuadra ka përvojën e duhur. Reali do ta ketë të vështirë”, ka përfunduar Ancelotti, duke thënë se Manchester City është skuadra favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here