Chelsea nuk heqë dorë nga politika e klubit.
E thyen rregullin për mos transferimin e lojtarëve mbi moshën 30-të vjeçare, por të paktën arritën ta bindin Giroud. Blutë e Londrës arritën ta sigurojnë një sulmues për Antonio Conten, i cili do të luftojë me Moratan për sulmin e skuadrës.
Marrëveshja është arritur për shumën e 22 miliona eurove, kurse Giroud do ta vazhdojë kontratën edhe për një vit tjetër në rast se të dy palët janë të kënaqura.
Një angazhim të tillë e refuzoi Edin Dzeko, i cili kërkoi nga Chelsa kontratë deri në vitin 2020. Megjithatë Chelsea ka traditë që lojtarëve me moshë 30 vjeçare ti ofrojë vetëm një vit kontratë sikur në rastin e Giroud.