Futbollistët e Liverpoolit bënë një përmbysje historike ndaj Barcelonës me rezultatin 4-0 dhe arritë të kualifikohen në finalen e Ligës së Kampionëve.
Më së shumti u komentua goli i katërt i Liverpoolit, kur Arnold me një krosim të ngathët arriti që ta gjejë Origin, i cili e çoi topin në rrjetë duke e mashtruar tërë skuadrën e Barcleonës.
Sot i gjithë opinioni futbollistik ka lavdëruar veprimin e Arnold dhe Origi, por në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku shihet se heroi i Liverpoolit ishte djaloshi që po priste topat.
Pritësi i topave menjëherë ia dha topin Arnoldit për të krosuar, në momentin kur mbrojtja e Barcelonës ende po pozicionohej.
Shikojeni edhe vetë…
The ball boy was on his job ? Liverpool need to give him a season ticket for life after that ??
— Alexis’ Kavkas View (@AlexisIsKavkas) May 8, 2019