Sarri zbulon se kur do të rikthehet Kante

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri ka zbuluar gjendjen e N’Golo Kante i cili është i dëmtuar nga një lëndim në kofshë.

‘Ai ka një problem me muskujt e kofshës, jo shumë serioz, por që ka nevojë për pushim për disa javë. Ne do të përpiqemi që ai të rikuperohet për finalen e Europa League, nëse kualifikohemi”, ka thënë Sarri.

Blutë e Londrës shpresojnë se Kante do të jetë i gatshëm për finalen e Europa e League, e cila zhvillohet në muajin maj në Baku.

Chelsea në ndeshjen e parë të gjysmëfinales barazoi me Eintrachtin 1-1, ndërsa ndeshja kthyese do të zhvillohet nesër në Stamford Bridge.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here