Owen e parashikon xhiron e fundit në Premierligë, e shpall edhe kampionin

Manchester City ka nevojë për një fitore kundër Brighton në udhëtim për të siguruar titullin e dytë më radhë, ndërsa Liverpool me tre pikë kundër Wolves dhe me shpresën që skuadra e Pep Guardiolas do të dështojë, do të shpallej kampion për herë të parë pas 29 viteve.

Përjetimi i emocionit të titullit duket se nuk do të provohet edhe këtë sezon për Liverpoolin sipas Michael Owen, që ka parashikuar ndeshjet e xhiros së fundit.

Ish sulmuesi i Liverpoolit pret që Manchester City të fitojë 0-3 në Brighton, gjë e cila do t’i mundësonte titullin e Premierligës.

Owen ka parashikuar edhe fitore të Liverpoolit ndaj Wolves me rezultat 2:0, gjë e cila nuk do t’ia sillte titullin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here