“I çmenduri” Vedat Muriqi vazhdon të mrekullojë Turqinë.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar sërish në takimin që ekipi i tij, Rizespori po luan ndaj Galatasarayt. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1 dhe ishte shtatlarti që baraspeshoi shifrat për skuadrën e tij.
Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 9′, por Muriqi barazoi rezultatin në minutën e 45′. Ai mori një top mjaft të mirë në kufijtë e zonës dhe vallëzoi me mbrojtësit duke i dhuruar vetes hapësira. Gjuajtje tokazi me të majtën dhe përshëndet rrjetën.
Ky ishte goli i 15-të në 32 ndeshje të luajtura, ndërkohë që ka dhuruar dhe 7 asiste. Fenerbahçe po fërkon duart, pasi mediet turke raportojnë se ka arritur marrëveshjen me shqiptarin.
Vedat Muriqi.. GOOOLLLL pic.twitter.com/YbGXg4rXON
— GOLASSO (@1903Besiktask7) May 11, 2019