Ylli i Huddersfield Town gjatë javës së kaluar, ka njoftuar se ka marrë pasaportën e Kosovës, dhe se për ndeshjet kualifikuese të qershorit do të jetë i gatshëm për t’i shërbyer trajnerit Bernard Challandes.
Për zgjedhjen e Kosovës, Hadërgjonaj është uruar nga shumë figura sportive, e në mesin e tyre edhe Xherdan Shaqiri.
Lojtari i Liverpool, që me prejardhje është nga Kosova e që luan për Zvicrën, ka zgjedhur Instagramin për të uruar Hadërgjonajn.
“Shumë suksese broshi. Ishallah me shumë shëndet. E merituar”, ka shkruar Shaqiri.