Që De Ligtin e kërkon gjithë Europa nuk është më një sekret. Gara mes klubeve të mëdha ka nisur dhe Mançester Junajtid ka thënë “fjalën” e saj. Plot 14 milionë euro në sezon ëshët oferta për qendërmbrojtësin 19-vjeçar të Ajaksit që duket se ka “ngrirë” gjithë klubet e tjera.
Megjithatë, interesi i Barcelonës është ende i gjallë, dhe prania e De Jongut e “ngroh” holandezin. Edhe Juventus qëndron pas dere për të pritur momentin e duhur, por kjo ofertë duket se ka “prishur” të gjithë parashikimet.