Adoleshenti i Paris Saint Germain Claudio Gomes ka rënë dakord për të nënshkruar një marrëveshje me Manchester City, raporton Le Parisien.
Kapiteni i kombëtares franceze U-18 refuzoi një kontratë profesionale me PSG dhe vendosi që në fund të këtij sezoni të transferohet në Premier League tek City.
Asistenti i trajnerit tek Manchester City Mikel Arteta thuhet se ka luajtur një rol kyç në bindjen e lojtarit të ri që të transferohet nga Parisi në Manchester.