Simeone shpërfill Chelsean!

Diego Simeone e ka shpërfillur mundësinë që të zëvëndësojë Antonio Conten tek Chelsea në fund të këtij sezoni, sipas The Times.

Trajneri argjentinas do të preferonte më mirë të qëndronte tek Atletico Madrid sesa të merrte frenat e Chelseas.

Ai është i hapur që më vonë të drejtojë një skuadër në Premier League, ku destinacioni i tij i preferuar duket se është Manchester United, por Simeone nuk e ka fshehur as dëshirën që një ditë të drejtojë edhe Interin klubin ku ka luajtur si lojtar futbollist.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here