Hazard zbarkon në Spanjë dhe fotografohet me fanellën e Realit (FOTO)

Transferimi i Eden Hazard te Reali është vetëm çështje kohe, ndërsa belgu ka zbarkuar në Spanjë për pushimet e verës, pas një sezoni të gjatë.

Hazard ka arritur marrëveshje me mbretërit, ndërsa pas finales së Europa League konfirmoi largimin nga Chelsea dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes.

Disa ditë më parë u raportua se Reali do të paguajë 115 milionë euro për Hazard, por nga Chelsea kanë kërkuar më tepër.

Hazard ka zbarkuar në Marbella të Spanjës për pushime, ndërsa është fotografuar me fanellën e Realit me disa tifoz të madrilenëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here