Atletico Madrid dëshiron yllin e Barcelonës, zbulohet oferta

Nelson Semedo me bujë të madhe ishte transferuar te skuadra spanjolle e Barcelonës.

Portugezi gjatë sezonit të kaluar nuk ka pasur shumë paraqitje te kataluansit edhe shkaku i lëndimeve të pësuara.

Kjo ka bërë që mos ta ketë besimin e trajnerit Ernesto Valverdes, e cila gjë i kushtoi edhe me humbjen e vendit në formacionin startues.

Këtë situatë dëshiron ta shfrytëzojë ekipi madrilen i Atleticos, e cila raportohet se ka bërë një ofertë në adresë të blaugranave.

Klubi i drejtuar nga trajneri Diego Simeone thuhet se është i gatshëm të ofrojë 35 milionë euro, e cila shumë është më shumë se sa Barcelona kur e pagoi Benficën me rastin e blerjes – 20 milionë.

Ndryshe, 25-vjeçari në dy sezonet e fundit në total ka pasur 50 paraqitje për Barcën dhe ka shënuar vetëm një gol.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here