Juventus ofron para plus një lojtar për Zaniolo

Drejtuesit e skuadrës së Juventus janë takuar me agjentin e lojtarit gjatë ditës së premte dhe ata janë të gatshëm të ofrojnë para plus një lojtar për shërbimet e Zaniolo.

Oferta në tavolinën e Romës do të jetë 40 milionë euro plus Mattia Perin ose Juan Cuadrado.

Transferimi i lojtarit do të varet shumë edhe nga trajneri Paulo Fonseca, i cili pritet të marrë drejtimin e skuadrës nga java e ardhshme.

Në këtë kampanjë të Serie A, Zaniolo ka shënuar gjashtë gola dhe ka shtuar dy asistime në 36 ndeshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here