Maurizio Sarri është trajneri i ri i Juventusit dhe lajmi do të zyrtarizohet ditën e sotme, raporton gazetari i njohur italian Gianluca di Marzio.
Sarri sezonin e kaluar u transferuar te Chelsea, pas shkarkimit të Antonio Contes. Edhe pse arriti të fitojë Europa League me Chelsea, Sarri ka deklaruar se i mungon Italia.
Gazetari i njohur italian për transferime, Gianluca Di Marzio bën të ditur se dëshira e Sarrit është plotësuar dhe ai do të jetë pasuesi i Allegrit te Juventusi.
Agjenti i Sarrit, Fali Ramadani ka arritur marrëveshje me Chelsea dhe Juventusi nuk do të ketë nevojë të paguajë 7 milionë euro për italianin.
Tuttosport, shkruan se Sarri do të zyrtarizohet si trajner i Juventusit më së voni deri ditën e nesërme.
Sarri pritet të firmosë kontratë tre vjeçare, ndërsa ende nuk ka informacione rreth pagës.
Buonanotte con il #calciomercato https://t.co/s7TWfk29ec
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) June 10, 2019