Barcelona sheh kah e ardhmja, Katalanasit transferojnë talentin e Premier League

Barcelona po mendon për të ardhmen dhe ka hedhur sytë nga Harvey Elliott.

Futbollisti i ri i Fulham-it do të largohet nga klubi aktual këtë verë dhe katalanasit janë gati ta afrojnë në skuadër.

Elliott u bë lojtari më i ri në histori të Premier Leagues duke debutuar në moshën 16 vjeçare dhe 30 ditë. Mesfushori është i talentuar dhe kërkon të largohet nga skuadra aktuale për të bërë një tjetër hap pozitiv në karrierë.

Ai mund të largohet me parametra zero, prandaj Barcelona ka hedhur sytë për ta rrëmbyer së bashku me klubin gjerman të RB Leipzig-ut. Katalanasit mund ta afrojnë me skuadrën e parë dhe t’i japin minuta me Barcelonën B duke shpresuar se mund të gjejnë Iniesten e ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here