Tifozët me një kërkesë: Stadiumi i ri kombëtar të emërtohet…

Tifo-grupi “Dardanët” kanë përmes një peticioni drejtuar Federatës së Futbollit të Kosovës, kërkojnë që stadiumi i ri kombëtar, projekti i të cilit u prezantua në maket javën e shkuar, të emërtohet “Dardania Arena”.

Në një postim në Facebook, “Dardanët” kanë treguar se i kanë shkruar letër ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe kryeministrit të Kosovës me kërkesën për këtë emër.

Në letër tregohet se iniciativa është përkrahur nga më shumë se 500 tifozë.

“Gjatë javës, në të gjitha qytetet e Kosovës së bashku me kordinatorët tanë dhe anëtarët e tifo grupit kemi nënshkruar një peticion që stadiumi kombëtar që u prezantua javën e kaluar të emërtohet ‘Dardania Arena’. Shpresojmë, që kërkesa jonë të miratohet”, – thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here