Torreira mision i vështirë: Boban transferon yllin kroat te Milani

Lucas Torreira mbetet dëshira më e madhe e Milanit për këtë merkato.

Mirëpo Rosonerët kanë gati edhe planin B në rast se transferimi i Torreiras në San Siro dështon.

Siç raporton Gazzetta dello Sport, Boban është duke monitoruar yllin e Dinamo Zagreb Nikola Moro.

Moro është një mesfushor i ri me potencial të madh. Moro mund të luajë në pozitën e Torreiras, por edhe në krahët e mesfushës. Ai ka luajtur 29 ndeshje me Dinamon sezonin e kaluar dhe ka shënuar 5 gola.

Milani do të tentojë transferimin e Moros edhe në rast se Torreira transferohet në San Siro.

Plani i Boban dhe i Maldinit është përforcimi i skuadrës me lojtarë të rinj.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here